Kosova me deficit tregtar prej 186.6 milion euro
Prishtinë, 11 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovë ka publikuar Statistikat e Tregëtis së Jashtme. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin nëntor 2012 prej 186,6 milion euro krahasuar me deficitin prej 202,2 milion euro me nëntorin e vitit 2011.
Eksporti në muajin nëntor 2012, kishte vlerën 22,5 milion , ndërsa importi 209,1 milion , është një rritje prej (2%) për eksport si dhe një rënie prej (-7%) për import krahasuar me nëntorin e vitit 2011.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (56.6%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre,(8.2%) produktet minerale, (7.3 %) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (4.9%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (4.6%) produkte bimore etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (20.2%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.8 %) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.8%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (7.7%) produkte të industrisë kimike, (6.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.7%) mjetet e transportit etj
Në muajin Nëntor 2012 përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (24.5%), Shqipëri (15.4%), Maqedonia (11.3%), Mali i Zi ( 8.0%), Turqia (4.5%), Gjermania (4.2%) etj. Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Maqedonia (12.1%), Gjermania (11.9%), Serbia (10.9%), Turqia (9.5%), Italia (7.1%), Kina (6.5%) etj. Bashkimi Evropian me (36.8%) merre pjesë në eksportin e vendit tonë, kurse në import me (38.6%).
Nga të dhënat e muajit Nëntor 2012 më së shumti kemi eksport mallrash përmes pikave kufitare: Hanit të Elezit (44.2%), Vërmicë (30.2%), Kullë (5.5%), Mitrovicë (5.5%) etj.
Ndërsa import më së shumti kemi përmes pikës kufitare të: Hanit të Elezit (31.5%),
Merdarës (21.4%), Vërmicës (17.6%), Inter Europa (10.7%) etj.