Kosova mbetet konsumues i produkteve të huaja me 89 % dhe 11 % eksprt
Prishtinë, 24 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe kryeministri në detyrë, në takimin e fundivitit kanë treguar lidhur me të arriturat dhe sfidat ekonomike për vitin 2019.,
Kryetari Agim Shahini, tha vitin 2019 e vlerëon si deficit industrial, tregtar dhe një suficit të madh të forcës së punës.
Vendi mbetet konsumues i produkteve të huaja me 89% dhe vetëm 11% është eksport. Kjo ka bërë që Kosova të varet shumë nga importi dhe ndër partnerët kryesor ishte BE-ja mbi 45 për qind, kurse në Ballkan ishte Shqipëria fal taksës ndja prodhimeve serbe e bosnjake.
"Taksa 100 për qind ka pasur efekt, e për qëndrueshmërinë e saj e falënderoi kryeministrin. Efekti i taksës ishte shumë i madh dhe që rriti qarkullimin e brendshëm për 100 milionë si dhe punësimin e mbi 5 mijë të rinjëve", tha Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi se qeveria e ardhshme duhet ta mbështes taksën, pasi që AKB-ja e vlerëson si aset negocues, politik, ekonomik dhe diplomatik.
Kjo taksë ngrit e zgjuar nga gjumi tërë diplomacinë ndërkombëtare përfshirë këtu SHBA-në, Ballkanin, Evropën dhe Rusinë.
Sipas tij kjo ka bërë që Kosova të kthehet në vëmendje të gjithë faktorëve ndërkombëtar dhe që kufijtë e Kosovës të jenë të qëndrueshëm dhe të paprekshëm.
Kryetari i AKB-së tregoi se janë zbehur investimet e huaja, për shkak të dialogut me Serbinë dhe Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së kryeministrit dhe shkuarja në zgjedhje.
E arritur më e madhe e këtij viti sipas kreut të AKB-së është nënshkrimi i i kontratës mbi 170 milionë euro në Mitrovicë.
"Rritja ekonomike ishte 4 për qind, derisa sa më shumë ka rrit punësimin taksa, sesa rritja ekonomike", tha Shhaini.
Ai shtoi se sivjet prodhuesit vendor kanë pasur shumë hapësirë të mjaftueshme për tu rritur. Derisa tha se fokusi më i madh i kryeministrit për rritjen e prodhimit vendës ka qenë taksa.
"E mbështesim taksën edhe më tutje që të mbetet në fuqi për hir të fuqizimit të prodhimeve vendore, fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe brendit Made in Kosova, të cilën e kemi vlerësuar shumë pozitive. Kosova me taksën është bërë më e fuqishme", tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradniaj, tha se nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit viti 2019.
Sipas tij e arritur e madhe ekonomike është implementimi i Ligjit për Trepçën, pavarësimi energjetik. E po ashtu sukses është lirimi për lëndë të parë pë prodhim dhe pajisje, por kanë mbetur edhe disa punë që duhet bërë.
"Me taksën e ne e kemi zbuluar vetën se kush jemi dha ajo na ka detyruar të ballafaqohemi me vetvetën.
Derisa në anë tjetër ishte një goditje e madhe për Serbinë dhe tregtarët. Jemi gëzuar shumë dhe atë për herë të parë në prodhim se kush jemi ne, ekonomia e Kosova", tha Haradinaj.
Ai shtoi se është rrit për 30 për qind eksporti shqiptar drejt Kosovës i cili ka mbërritur 70 milionë dhe po të kishim një qasje më të hapur do të kishte edhe më shumë rritje. Është e dëmshme taksa e rrugës së kombit dhe çmimi për skaner për maune 42 euro.
"Është gabim i madh vënia e taksës në rrugën e kombit. Kjo ka rezultuar me 13 milionë euro dënim për shkëmbimet ndërmjet Kosovës e Shqipërisë", tha kryeministri.
E sikur kët 13 milionë euro të investoheshin në lehtësira biznesi, kryeministri është i sigurtë se Shqipëria do të fitonte më shumë.
"Ne nuk kemi kryer detyrat si duhet Kosovë Shqipëri dh epërkundrazi i kmei vendosur vetës pengesa dhe fajësojmë njëri tjetrin", tha Haradinaj.
Ai përmnemndi edhe investimet ne erë të energjisë në veri në Selac të Leposaviqit dhe i cili investim ka dashur të ndalet e hiqet Kosovës.
Qeveria e re bënë gabim po të heq taksën dhe vetëm qeveria serbe e heq taksën me njohjen e Kosovës.
"Ne jemi shumë më të rrezikuar nga Serbia dhe me taksën mbrohemi", tha ai.
Kryeministri në detyrë shtoi se shqipëtarët mund ta heqin taksën 13 milionëshe Kosovë Shqipëri.
Menaxherja e AKB-së Lumnije Ajdini, ka prezantuar të arrituat, sfidat dhe aktivitetet e AKB-së gjatë vitit 2019, duke shpresuar se në vitin 2020 do tëkenë edh emë shumë aktivite.