07 Janar 2025

Kosova masa reciprociteti ndaj Maqedonisë

Prishtinë, 27 gusht - Prodhuesit kosovarë vazhdojnë të përballen me probleme gjatë eksportit të grurit dhe miellit në Maqedoni, për shkak të disa kufizimeve që ka ndërmarrë ky shtet për importin e këtyre produkteve.

Me të njëjtin problem po përballen edhe prodhuesit tjerë nga rajoni, ku Serbia është shteti i parë që i është përgjigjur Maqedonisë me vënien e masave të reciprocitetit.

Një vendim i tillë nuk përjashtohet të ndërmerret edhe nga autoritetet kosovare, të cilat janë në pritje të zbatimit apo jo të ultimatumit që i është dhënë nga CEFTA autoriteteve maqedonase që deri në fund të këtij muaji ta shfuqizojnë vendimin.

Arta Istrefi, zëdhënëse në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka thënë për Tribuna se në takimin e fundit të mbajtur të CEFTA-s në Beograd, të gjitha palët janë pajtuar që t\'i jepet një afat kohor Maqedonisë deri në fund të muajit Gusht për shfuqizimin e vendimit. 


/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)