Kosova marrëveshje me Zvicrën për mbrojtjen e investimeve
Prishtinë, 27 tetor - Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja për promovim dhe mbrojtje të investimeve në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Kjo marrëveshje e rëndësishme u nënshkrua nga ambasadorja Krystyna Marty dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila.
Përmes kësaj marrëveshje investitorëve të huaj iu mundësohet mbrojte dhe siguri, trajtim të drejtë dhe të barabartë me ata vendorë dhe promovim reciprok të investimeve.
Zvicra është e njohur si një nga qendrat më të mëdha të diasporës shqiptare dhe nënshkrimin i Marrëveshjes për Promovim dhe Mbrojte të Investimeve me këtë shtet ka rëndësi të veçantë, sepse do të lejohet transferimi i lirë i mjeteve brenda dhe jashtë Kosovës dhe në mes tjerash do të ketë lehtësira në lidhje me kapitalin fillestar, fitimet dhe fondet për pagesën e kredive.
Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur pas nënshkrimit, ministrja Kusari- Lila tha: Zvicra është një shembull i mirë për të mësuar më tepër për turizmin malor, sektorin bankar dhe bujqësinë.
Zvicra paraqet një partner të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm për shkak të diasporës shqiptare, por edhe për shkak se 6 për qind të eksporteve kosovare në 2010 shkuan në këtë shtet përderisa këtë vit kemi shënuar rritje.