Kosova kryeson CEFTA me fillimin e viti 2011
Prishtinë, 30 nëntor - Kanë mbetur edhe një muaj kur Kosova zyrtarisht do të filloj që të jetë udhëheqëse e sekretariatit të CEFTA-s.
Megjithëse se ishte menduar që Kosova nuk mund që ta udhëheq sekretariatin e CEFTA-s për vitin 2011, për shkak të problemeve politike, gjegjësisht për shkak të mosnjohjes nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Republika e Kosovës, një gjë e ka të sigurt se ajo do të udhëheq CEFTA-n.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën drejtori i Departamentit të Tregtisë, Flamur Keqa, i cili i ka thënë se Kosova do ta kryesoj CEFTA-në gjatë vitit 2011.
Me kryesimin në CEFTA Kosova do të tregoj kapacitete profesionale për të menaxhuar edhe projekte ndër rajonale, ka deklaruar ai.
Sipas tij programi me prioritet është përgatitur dhe po konkretizohet gjithnjë e më tepër dita ditës.
Përgatitjet janë në nivelin e duhur. Programin e kemi hartuar dhe është aprovuar nga vendet e CEFTA-ës. Në aspektin ekonomik dhe profesional nuk do të ketë asnjë problem, ka bërë të ditur Keqa.
Projekti CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si mënyrë e vetme për tua lehtësuar anëtarësimin e tyre në BE.
(Epoka e Re)