20 Prill 2025

Kosova ka potencial të lartë për investime direkte të jashtme

Stockholm, 1 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Suedi, u prit sot nga ministrja e Tregtisë së Jashtme të Suedisë, Ewa Bjorling.

Kryeministri gjatë takimit me ministren e Tregtisë së Jashtme theksoi se marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyeshme dhe ato duhet të thellohen në të gjitha fushat, posaçërisht në atë të bashkëpunimit ekonomik.

“Pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, Kosova është edhe më shumë e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë aspekt Kosova ka ndërmarrë reforma të thella të cilat janë në linjë me rregullativat e BE-së dhe OBT-së, në përkrahje të tregtisë dhe investimeve të jashtme direkte, në përmirësimit e klimës së investimeve por edhe në zhvillimin ekonomik” theksoi kryeministri.

“Kosova ka potencial të lartë për investime direkte të jashtme, duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe taksat e ulëta, është pjesë e tregut të gjerë CEFTA, resurset natyrore, me theks të veçantë në sektorin e minierave, energjisë, turizmit, energjisë së ripërtërishme. Prandaj ftoj bizneset dhe investitorët potencial që të vijnë dhe investojnë në Kosovë ”  - shtoi kryeministri Thaçi në takim.

Kurse Ministrja e Tregtisë së Jashtme Ewa Bjorling, theksoi se do të shikojnë mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale në aspektin ekonomik në mes të dy shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)