Kosova ka nevojë për shumë për atashe ekonomik

Prishtinë, 9 janar - Për të pasur më shumë investime, Kosova duhet të dërgoj më shumë atashe ekonomike, pasi që ata mund të jenë urë lidhesh për biznesin dhe institucionet ekonomike të vendit.
Ekspertë e ekonomisë , dhe të integrimeve kanë vlerësuar se është mirë që të kemi më shumë përfaqësime, por më shumë duhet që të kemi synim që të ndërtojmë ambientin e brendshëm.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar për gazetën se ky proces është i vonuar, por më mirë vonë se kurrë.
OEAK ka kërkuar edh më herët që Kosova të ketë përfaqësues që do të përfaqësojnë në aspektin ekonomike, emërimi i tyre, do të shërbej që investitorë t potencial që dojë n të vijnë këtu, të kenë një pasqyrë më të mirë për resurset që i ka Kosova, ka pohuar ai.
Zeka ka kërkuar që Kosova të mos vonohet dhe të ketë atashe ekonomik edhe në vendet e tjera, pas që mundë sitë janë më të më dha që të ketë më shumë investime në fusha të ndryshme.
Gjermania është vendi i parë në Kosovë që prin me investime, ë për atë qeveria duhet sa më parë të emëroj në këtë vend atashe ekonomik, pro edhe në Uashington duhet dergjur sa më parë , ka thënë ai.
Profesori i Universitetit të Prishtinë s (UP), Gazmend Qorraj, ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës në aspektin ekonomik përveç atij politik patjetër që është një domosdoshmëri.
Sa i përket aspektit të emërimeve unë dyshoj në emërimet e bëra për përfaqësimin e Kosovës, sepse kryesisht më shumë bëhen për krijimin e vendeve të punës për persona të caktuar se sa që përmbajnë ndonjë kualitet të caktuar kjo vlen edhe kur kemi parasysh faktin që në këto misione caktohen njerëz anonim dhe pa ndonjë përvojë të mirë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ka pohuar Qorraj.
Duke shtuar se sa i përket aspektit të promovimit të investimeve dhe ndikimit që mund të bëjnë këta përfaqësues në vendet e ndryshme të botës, unë me plotë përgjegjësi konsideroj se me shumë informata dhe njohuri për rrjedhat dhe zhvillimet në Kosovë kanë investitorët dhe diplomatët e huaj se sa përfaqësuesit tonë, sepse sot ekzistojnë mundësi të shumta të informacioneve.
Profesori Qorraj mendon se përfaqësimi më i mirë për investimet dhe ekonominë e Kosovës do të jetë nëse ne brenda në Kosovë plotësojmë kriteret dhe standardet evropiane, bëjmë reforma kualitative, përmirësojmë rangimin tonë në mekanizmat ndërkombëtare, kështu që plotësimi i këtyre parakushteve do të bëjë që investitorët të interesohen për Kosovën, pa pasur nevojë për ndonjë lobim të caktuar.
Ndryshe ditë më parë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka emëruar Atasheun e parë Ekonomik, Artan Mehmeti, i cili është vendosur në ambasadë n e Kosovë s, në Bruksel, pasi që procesi i negocimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit, ku afër 70 për qind e kësaj marrëveshje është marrëveshja e tregtisë së lirë, prandaj ka qenë domosdoshmëri të fillojmë me Ambasadën e Brukselit.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti synon të emërojë atashe tjerë ekonomikë në qendrat e rëndësishme ekonomike të Evropës dhe më gjerë.(Epoka e re)