25 Dhjetor 2024

Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim

Prishtinë, 16 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin theksoi rëndësinë që ka zhvillimi ekonomik për rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryeministri vlerësoi se Qeveria është duke punuar maksimalisht me partnerët nga bizneset në përshpejtimin e proceseve dhe avancimin e programit legjislativ, i cili do të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe bizneseve vendore.

“Kjo përbërje mund të identifikojë të gjitha veprimet qeverisëse qofshin që janë pjesë e legjislacionit ekzistues apo që mungon, qofshin veprime që kanë të bëjnë direkt me të bërit biznes në vend, me zhvillimin ekonomik, mundësinë që sipërmarrësit në Kosovë të ecin përpara”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast kryeministri tha se bizneset nga Kosova duhet të jenë garuese me të gjitha bizneset rajonale dhe për këtë duhet të krijojmë lehtësira tatimore, qoftë përmes pushimeve tatimore, qoftë përmes heqjes së akcizës për produkte të ndryshme të cilat krijojnë favore për bizneset dhe mundësinë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Haradinaj tha se duhet punë konkrete, afate dhe qasje pragmatike për përafrimin e legjislacionit me direktivat e BE-së, në mënyrë që bizneset kosovare të jenë konkurruese në tregjet rajonale dhe më gjerë.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se pas marrëveshjes për investim në energji që kap shifrën 1 miliard e 300 milionë euro, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim.

“Mendoj se ka ndryshuar gjithçka dhe për këtë mos të brengosen ata të energjisë alternative, sepse ky investim vetëm sa i favorizon ata sepse vetvetiu lind nevoja e balancit për energjinë alternative”, tha kryeministri.

Në takim u diskutua për Ligjin e ri të Punës, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjin për Festat Zyrtare.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)