08 Janar 2025

Kosova ka bërë progres në reformën e biznesit

Prishtinë, 29 tetor - Në raportin më të ri të Bankës Botërore dhe Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), që përfshinë periudhën prej 1 qershor 2012 e deri më 1 qershor 2013, theksohet se “Kosova ka filluar ta bëjë biznesin më të lehtë”.

Në këtë kuadër Kosova ka shpënuar përparim në krahasim me raportin e mëparshëm, duke u ranguar në vendin e 86 (në raportin e mëparshëm ishte në vendin e 98).

Në raport, pos tjerash, theksohet se Kosova “e ka bërë më të lehtë lejen për ndërtim, duke i eliminuar kërkesat për validitetin e projektit kryesor, duke i eliminuar pagesat për miratim teknik nga komuna, dhe duke e reduktuar pagesën e lejes së ndërtimit”.

Mëtutje, në raport thuhet se “Kosova e ka bërë më të lehtë transferin e pasurisë duke e formuar sistemin e ri të notarëve dhe duke i kombinuar procedurat për draftimin dhe legalizimin e marrëveshjeve për shitje dhe blerje”.

Shqipëria është ranguar e 90-ta. Në raport theksohet se Shqipëria “e ka bërë më të lehtë pagesën e taksave, duke lejuar që tatimet në të ardhura të korportatave të paguhen në periudhë tremuajshe”.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)