29 Dhjetor 2024

Kosova importon vetura me vlerë rreth 105 milionë euro për një vit

Prishtinë, 21 janar - Rreth 105 milionë euro është vlera importit të veturave të importuara gjatë vitit të kaluar në Kosovë, për të cilat janë paguar taksa doganore prej më shumë se 45 milionë euro.

Sipas statistikave të Doganave të Kosovës, gjatë vitit 2012 janë importuar 1175 vetura të reja dhe 20 mijë e 613 sosh të vjetra deri në 13 vjet.

Vlera e veturave të reja është 17.2 milionë euro, ndërsa e atyre të vjetrave 86.6 milionë euro.

“Baza doganore e veturave të vjetra dhe të reja të importuara gjatë vitit 2012, ka qenë rreth 105 milionë euro, për të cilat janë paguar taksa doganore mbi 45 milionë euro”, bën të ditur zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Më shumë taksa nga importi i këtyre veturave janë grumbulluar në emër të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), përkatësisht rreth 20 milionë euro, mbi 15.1 milionë euro nga akciza dhe rreth 10 milionë euro nga dogana.

Në krahasim me vitin 2011, vitin e kaluar ka shënuar rënie vlera e importit të veturave që kishte arritur mbi 107 milionë euro, ndërsa buxheti i Kosovës kishte përfituar taksa në vlerë prej mbi 42 milionë euro.

Gjatë vitit 2011 ishin importuar 18 mijë e 711 vetura deri në 13 vjetë, baza doganore e së cilave ishte vlerësuar 89 milionë euro, ndërsa 37 milionë euro ishin grumbulluar në emër të taksave. Dy vjetë më parë(2011) ishin importuar 1175 vetura të reja, 19.8 milionë euro baza doganore e tyre, kurse 5.4 milionë euro ishin importuar në emër të taksave për këto vetura.

Edhe në Shqipëri mediet kanë raportuar se gjatë vitit 2011 janë importuar një numër i madh i veturave.Të dhënat statistikore të publikuara nga INSTAT-i tregojnë se në periudhën tetor-dhjetor 2011, në Shqipëri u importuan 19,153 automjete, nga vetëm 3956 automjete që ishin importuar në të njëjtën periudhë të vitit 2010.

Gjatë gjithë vitit 2011 atje ishin importuar mbi 32 mijë makina, përkundër 16 mijë sosh të importuara në vitin 2010. Vlerësohet se në Shqipëri ka vetëm 135 automjete për mijë banorë nga 500-600 automjete për mijë banorë në vendet e BE-së. Penetrimi i automjeteve në Shqipëri është edhe më i ulët se sa në Kosovë.

 /zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)