20 Prill 2025

Kosova importon 253 milion ndërsa eksporton 22 milion euro

Prishtinë, 16 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, sot publikoi “Statistikat e Tregtisë së Jashtme” shtator 2012.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin shtator 2012 prej 231,5 milion € krahasuar me deficitin prej 192,3 milion € me shtator e vitit 2011.

Eksporti në muajin shtator 2012, kishte vlerën 22,0 milion €, ndërsa importi 253,6 milion €, është një rënie prej (-11.7%) për eksport, si dhe një rritje  prej (16.7%) për import krahasuar  me shtatorin e vitit 2011.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor  të eksportit: (50.5%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre,(12.1%) produktet minerale, (6.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike,  (6.6%) produkte bimore, (5.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre etj .

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (21.6%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.3 %) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.9%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike,   (6.9%) produkte të industrisë kimike, (6.0%) mjetet e transportit,  (5.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre etj.

Në muajin Shtator 2012 përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (17.7%), Shqipëri (16.5%), Zvicra (12.3%), Maqedonia (10.4%), Serbia  (6.3%), Gjermania (5.5%) etj.

 Ndërsa  sipas të dhënave përqindja më e madhe e  importit është nga: Serbia (12.7%), Maqedonia (11.1%),Gjermania (10.5%), Italia (8.5%), Turqia (7.6%), Kina (5.6%)  etj. Bashkimi Evropian me (28.9%) merre pjesë në eksportin e vendit tonë, kurse në import me (37.1%).                                                                                                                        

Nga të dhënat e muajit Shtator 2012 më së shumti kemi eksport  mallrash përmes pikave kufitare: Hanit të Elezit  (41.3%), Vërmicë (25.5%),  Mitrovicë  (10.0%)   etj.

Ndërsa import më së shumti kemi përmes pikës kufitare të: Hanit të Elezit (26.5%),  Merdarës (21.9%), Vërmicës (18.7%),  Inter Europa (13.3%) etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)