Kosova importon 241 milionë, eksporton vetëm 27 milionë euro në muaj
Prishtinë, 29 nëntor - Agjencia e Statistikave tës Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2016.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2 për qind) në muajin tetor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 214,6 milionë Eurosh ne vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 11.2 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin tetor 2016 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 241,3 milionë Euro, ku është një rënie prej -0.1 për qind për eksport dhe - 0.2 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27.7 për qind e përbëjnë produktet minerale; 22.9 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.7 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9 për qind e përbëjnë produktet bimore; 4.8 për qind e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre; 4.0 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.7 për qind të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.1 për qind e përbëjnë produktet minerale; 11.7 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.1 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.6 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,1 milionë Euro, ose rreth 26.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.3 për qind). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.9 për qind), Austria (4.6 për qind), Holanda (4.5 për qind), dhe Bullgaria (3.5 për qind).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 105,4 milionë Euro, ose 43.7 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2 për qind. Importet me pjesëmarje më të lartë janë nga: Gjermania (12.0 për qind), Italia (7.2 për qind), Greqia (4.2 për qind), Polonia (3.0 për qind), etj.
Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin tetor 2016, arritën në 15,2 milionë Euro, ose 56.3 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1 për qind. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.0 për qind), Maqedonia (13.4 për qind), Shqipëria (12.9 për qind) dhe Mali i Zi (5.4 për qind).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2016, arritën në 67,8 milionë Euro, ose 28.1 për qind e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-1.1 për qind). Kurse, vendet me pjesëmarjre më të lartë për import ishin: Serbia (14.2 për qind), Maqedonia (6.0 për qind), Shqipëria (4.3 për qind) dhe Bosnje e Hercegovina (3.0 për qind).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 4,6 milionë Euro, ose 17.1 për qind. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (5.7 për qind) dhe Kina (3.9 për qind).
Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 68,0 milionë Euro, ose 28.2 për qind. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.5 për qind) dhe Turqia (9.2 për qind).
Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 65,0 milionë Euro, ose 27.9 për qind. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (9.0 për qind) dhe Kina (8.9 për qind).