21 Prill 2025

Kosova importon 202 milion euro, eksporton 23 milion euro

Prishtinë, 29 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme” për muajin mars 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin mars 2014 prej 179,3 milion euro krahasuar me deficitin prej 172,1 milion euro me periudhën e njëjtët të vitit 2013.
 
Eksporti mbulon importin 11.4%. Eksporti i mallrave në muajin mars 2014 kishte vlerën 23,1 milion euro, ndërsa importi 202,4 milion euro.

Kjo tregon një rritje prej (0.1%) për eksport si dhe një rritje prej (3.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (43.9%)të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.5%) produktet minerale, (6.8%) ushqimet e përgatitura pijet dhe duhani, (5.8%) tekstil dhe artikuj tekstili, (5.7%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.2%) lëkurë dhe artikuj prej tyre,dhe (4.7%) produkte bimore.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (15.8%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.7%) produkte të industrisë kimike, (6.5%) produkte bimore, (6.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, dhe (5.2%)mjetet e transportit.

Partnerët kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me marsin e vitit 2014  janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 38.8% për eksport dhe 43.1% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 47.0% për eksport dhe 28.2% për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (21.2%), Serbia (14.4%), Shqipëri (13.8%), Maqedonia (12.4%), Indi (8.8%), Mali i Zi (5.2%).
 
"Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.8%), Gjermania (10.5%), Turqia (10.4), Italia (7.1%), Kina (6.3%), Greqia (5.9%), Maqedonia (5.7%) etj", thuhet në komunikatën e ASK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)