27 Dhjetor 2024

Kosova heq taksen prej 35 për qind në import të çimentos

Prishtinë, 1 gusht - Që nga sot është hequr taksa prej 35 për qind në import të çimentos.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se pas analizave të kryera nga Departamenti i Tregtisë, Ministrja e Tregtisë dhe Insustrisë znj. Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për përfundimin e masave mbrojtëse në import të çimentos.  

Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) thonë se vendimi ka filluar të zbatohet dhe për këtë i kanë njoftuar edhe doganat dhe institucionet tjera.

Por ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth efekteve të vendimit për masat e përkohshme mbrojtëse, që ishte në fuqi rreth 50 ditë.
 
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se prej sot ka filluar të zbatohet vendimi për heqjen e taksave prej 35 për qind ndaj importit të çimentos.

Zyrtarja për media në këtë ministri, Arta Istrefi, thotë se vendimi është marrë në bazë të analizave të bëra nga departamenti i tregtisë, rreth gjendjes së krijuar pas vendimit për masa të përkohshme mbrojtëse:

“Ministria e Tregtisë me 25 korrik ka marrë vendim për përfundimin e masave të përkohshme mbrojtëse të marrë me 11 qershor 2012. Me anë të këtij vendimi largohet taksa prej 35 për qind e vendosur në import të çimentos dhe për këtë vendim janë njoftuar ministria e financave, Doganat e Kosovës, Sharrcemi”, tha ajo.

Ndërkohë, zyrtarët e MTI-së nuk kanë paraqitur të dhëna as rreth efekteve të këtij vendimi për prodhuesit vendor të çimentos.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se prodhuesit e vendit, respektivisht kompania “Sharrcem” asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga importi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)