Kosova eksporton 15 milion euro dhe importon 125 milion euro
Prishtinë, 12 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoi sot, Statistikat e Tregtisë së Jashtme sipas të cilit të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin Shkurt 2012 prej 109,9 milion euro krahasuar me deficitin prej 123,2 milion euro me Shkurtin e vitit 2011.
Eksporti në muajin Shkurt 2012 kishte vlerën 15,3 milion euro, ndërsa importi 125,2 milion euro, është një rënie prej 40.4 për qind për eksport si dhe prej 15.9 për qind për import krahasuar me Shkurtin e vitit 2011.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: 72.7 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.0 për qind produktet bimore, 5.0 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 3.7 për qind lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.2 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 3.1 për qind tekstil dhe artikuj tekstili.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 27.2 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.7 për qind ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, 10.1 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 7.9 për qind produkte të industrisë kimike, 6.4 për qind mjetet e transportit , 6.2 për qind produktet bimore.
Në muajin Shkurt 2012 përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali 42.8 për qind, Kina 11.0 për qind, Shqipëri 8.7 për qind, Maqedonia 6.2 për qind, Gjermani 3.9 për qind, Serbia 3.4 për qind .
Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Maqedonia 13.6 për qind , Gjermania (12.8 për qind), Serbia 8.7 për qind, Kina 7.7 për qind, Italia 6.9 për qind, Turqia 6.9 për qind .
Bashkimi Evropian me 54.1 për qind merre pjesë në eksportin e vendit tonë, kurse në import me 38.1 për qind.
Nga të dhënat e muajit Shkurt 2012, më së shumti kemi eksport mallrash përmes pikave kufitare: Hanit të Elezit 60.9 për qind, Vërmicë 22.0 për qind, Merdare 4.8 për qind .
Ndërsa import më së shumti kemi përmes pikës kufitare të: Hanit të Elezit 33.0 për qind,
Merdare 20.2 për qind, Vërmicës 13.3 për qind , Inter Europa 9.5 për qind .