Kosova eksportoi 20 milion, ndërsa importoi 211 milion euro
Prishtinë, 12 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovë, gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, ka publikuar sot Statistikat e Tregtisë së Jashtme dhjetor 2012.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin dhjetor 2012 prej 191,3 milion euro krahasuar me deficitin prej 227,7 milion euro me dhjetor e vitit 2011.
Eksporti në muajin dhjetor 2012 kishte vlerën 20,5 milion euro, ndërsa importi 211,8 milion euro, është një rënie prej (-8 për qind) për eksport si dhe prej (-15 për qind) për import krahasuar me dhjetorin e vitit 2011.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (43.0 për qind) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre,(18.0 për qind) produktet minerale, (8.2 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.3 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili, (6.2 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.9 për qind) produkte bimore etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (18.2 për qind) të importit e përbëjnë produktet minerale, (17.1 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.4 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (7.5 për qind) produkte të industrisë kimike, (7.4 për qind) mjetet e transportit, (6.7 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre etj.
Në muajin dhjetor 2012 përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (24.8 për qind), Shqipëri (15.5 për qind),Zvicra (13.6 për qind), Maqedonia (9.6 për qind), Mali i Zi ( 7.0 për qind), Serbia (3.6 për qind) etj.
Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Gjermania (13.8 për qind), Maqedonia (11.5 për qind), Serbia (11.1 për qind), Turqia (8.4 për qind), Kina (7.0 për qind) etj.
Bashkimi Evropian me (34.3 për qind) merrë pjesë në eksportin e vendit tonë, kurse në import me (41.0 për qind).
Nga të dhënat e muajit Dhjetor 2012 më së shumti kemi eksport mallrash përmes pikave kufitare: Hanit të Elezit (32.6 për qind), Vërmicë (30.8 për qind), Mitrovicë (16.4 për qind), Kullë (5.8 për qind) etj.
Ndërsa, import më së shumti kemi përmes pikës kufitare të: Hanit të Elezit (32.6 për qind), Merdarës (17.5 për qind), Vërmicës (16.0 për qind), Inter Europa (12.2 për qind) etj.