Kosova e Maqedonia shkëmbejn përvojat rreth rezervave shtetërore
Prishtinë, 7 mars - Sot për vizitë pune në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht në Departamentin e Rezervave Shtetërore të Mallrave (DRSHM), ishte drejtori i Agjencisë së Rezervave të Mallrave të Republikës së Maqedonisë, Ejup Rustemi.
Sekretarja e Përgjithshme e MTI-së, Eljana Naka, e priti në takim drejtorin Rrustemi dhe e informoi rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që janë duke u bërë në fushën e rezervave shtetërore të mallrave, si dhe në koordinimin dhe organizimin e punës me mekanizma tjerë relevantë që ndërlidhen me këtë fushë.
Kurse, drejtori Rustemi e njoftoi sekretaren Naka rreth formës së organizimit të rezervave të mallrave në Republikën e Maqedonisë, duke filluar nga legjislacioni, organizimi i brendshëm i agjencisë, format tjera të organizimit të kësaj fushëveprimtarie.
Me këtë rast, sekretarja e Naka e falënderoi drejtorin Rrustemi për iniciativën dhe gatishmërinë e tij dhe stafit të kësaj agjencie që kanë shprehur për ta ndihmuar Departamentin e Rezervave Shtetërore të Mallrave të Kosovës.
Më pas takimi vazhdoi me drejtorin e DRSHM-së, Shaban Halimi, ku u diskutuan më në detale çështjet me interes për dikasteret.
Qëllim i këtij takim ishte ngritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në mes të dy dikastereve qeveritare.