Kosova e Mali i Zi pajtohen të trajtojnë barrierat në tregti
Podgoricë, 30 gusht - Sot në Podgoricë njëdelegacion i OEK-ut i prirë nga Kryetari Safet Gërxhaliu ka zhvilluar një vizitë pune me çrast u priten në nivelin më të lartë nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi Filip Vujanoviq.
Takimi u zhvillua në fryme miqësore me ç rast u diskutuan të gjitha aspektet të bashkëpunimit bilateral ekonomik por edhe në kontekstin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Gërxhaliu e informoi Presidentin Vujanoviq mbi qëllimet e OEK-ut për fuqizim të marrëdhënieve ekonomike të rajonit përfshirë edhe bisedat me Odën Ekonomike të Serbisë.
Nëkuadër të vizitës në Podgorice delegacioni i OEK-ut u takua me përfaqësuesit e Odes Ekonomike të Serbisë me ç rast u diskutuan temat në vijim.
1. Themelimi i grupit punues që do të merret mëçështjet fito-sanitares dhe të veterinarisë, si dhe i grupit teknik që do merret me çështjet problematike të doganave,
2. Fillimi i shkëmbimit të informatave për vlerësimin e bonitetit të ndërmarrjeve në baza të rregullta,
3. Palet janë pajtuar që sa i përket transportit të mallrave duhet të ngrisin çështjen e përdorimit të kapaciteteve të hekurudhës ,
4. Të ngritët çështja e eliminimit të pengesave të dërgesave postare dhe të gjendetnjë zgjidhje adekuate,
5. Palet janë pajtuar që të specifikohen projektet e përbashkëtanë interes të përbashkët,
6. Palet janë dakorduar të rrisin bashkëpunimin në çështjet e arbitrazhit.
Në fund palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimet me qëllim të trajtimit të barrierave në tregtinë e të dyja vendeve.