Kosova e interesuar për tërheqje të investimeve austriake

Prishtinë, 17 mars - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, sot priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.
Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila tha se siç dihet për një periudhë të gjatë kohore Kosova është e interesuar për bashkëpunim ekonomik dhe se shpresojmë në intensifikimin e bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Austrisë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të cilën unë e drejtoj, si dhe dikasterin e zëvendëskryeministres për ekonomi do të mundësojë mundësi më të mëdha të hapjes së bashkëpunimit në mes të dy shteteve, tha ministrja Kusari-Lila.
Ajo shtoi se gjithsesi ka mekanizma të cilët tashmë janë vendosur për bashkëpunim, por tani duhet shikuar se si mund të intensifikojmë bashkëpunimet në fusha me ineters të ndërsjellë.
Po ashtu, ministrja Kusari-Lila theksoi se është e rëndësishme se Kosova do të promovohet me resurset e saja dhe me mundësitë më të mira për tërheqje të investimeve austriake në Kosovë.
Ndërsa, ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger, tha se ekonomia është faktor kyç për zhvillimin e një vendi.
\"Ne kemi pasur mundësinë që ti takojmë disa nga investitorët austriakë në Kosovë, e që ne sot biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, dhe se të gjitha këto do ti përcjellim edhe tek investitorë austriakë\", tha Brieger.
Ministrja, Kusari-Lila dhe amabsadori austriak Brieger, në përgjithësi bisedun për mundësitë e bashkëpunimit dhe të përkrahjes, si dhe për fusha që janë me interes për të dyja vendet.