Kosova e Austria nënshkruan marrëveshje në fushen e doganave
Vjenë, 14 shtator - Sot, në Vjenë është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim bilaterale doganore mes Kosovës dhe Austrisë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Naim Huruglica dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave te Austrisë Andreas Schieder.
Kjo Marrëveshje është një bazë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qellim luftën e përbashkët kundër kontrabandës - veçanërisht në fushën e duhanit, alkoolit dhe drogave si dhe shkëmbimin e eksperiencës ne gjitha çështjet doganore.
Në këtë takim te dyja palët u zotuan se do te lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.
Kjo është Marrëveshja e nëntë (9) ndërkombëtare qe Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera, Marrëveshje qe mundëson një lufte me efikase kundër tregtisë ilegale,krimit te organizuar dhe shkëmbimit te përvojës se ndërsjellë.