29 Dhjetor 2024

Kosova do ta miratojë shumë shpejt tregtinë e lirë me Turqinë

Prishtinë, 23 shtator - Në ditën e dytë të Forumit të Biznesit në Prizren, është mbajtur konferenca ku zyrtarët vendor kanë prezentuar para investitorëve potencialë, mundësitë për investime në Kosovë dhe Prizren.

Zëvendës-ministri I Tregtisë e Industrisë Avni Kastrati, me këtë rast ka thënë se Kosova është një shtet që ka afërsi me portet e rëndësishme rajonale, sic janë Porti I Durrësit, Selanikut apo Tivatit, e që të gjithë janë larg vetëm rreth 250 km.

“Posacërisht në Portin e Durrësit arrihet lehtë e shpejtë për shkak të autostradës”, potencoi Kastrati.

Ai përmendi marrëveshjet e Cefta-s që i ka Kosova me vendet rajonale për Tregti pa doganë, si dhe nënshkrimin e MSA-së.

“Njëherit nga Kosova mund të eksportohet pa doganë në SHBA, Japoni e Norvegji për shkak të marrëveshjeve me shtetet përkatëse që i ka Kosova”, njoftoi zv. ministri Kastrati.

Kastrati tha se pret që shumë shpejt të hyjë në fuqi marrëveshja për tregti të lirë mes Kosovës e Turqisë, pasi që Parlamenti I Turqisë e ka miratuar këtë, kurse pritet tani ta bëjë të njëjtën gjë edhe Parlamenti i Kosovës.

“Dokumenti ndodhet në kabinetin e Prisidentit Thaci dhe shpresoj se do të miratohet shumë shpejtë për të bërë tregti të lirë pa doganë”, u shpreh Kastrati.

Kurse nënkryetari I Komunës Lulzim Kabashi, njoftoi investitorët se Prizreni është një qytet I kulturës, ku njihet vec tjerash me festivalin ndër 20 më të rëndësishmit në botë, Dokufest.

Prandaj, ai tha se për qytetin nevojitet ndërtimi I sa më shumë kapaciteteve hoteliere, për shkak se qyteti ka nevojë pas rritjes së numrit të turistëve.

Nga ana e tij Mensur Bektic, kryetari i Odës së Ndërmarrësisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), potencoi vizat si pengesë për zhvillimin e biznesit në mes të BeH dhe Kosovës. Prandaj ai kërkoi nga qeveria e Kosovës heqjen e vizave për qytetarët nga Bosnja.

“Propozojë heqjen e vizave për qytetarët nga Bosnja e Hercegovina, sepse qeveria e Kosovës këtë mund të bëjë shumë lehtë, për dallim nga Bosnja, për shkak të strukturës politike që ekziston tek ne”, tha ai.

Ai tha se që nga viti 2014 kur është vendosur regjimi i vizave për qytetarët e Bosnës, është krijuar pengesë në zhvillimin e biznesit. Ai potencoi se Kosova është ndër shtetet e pakta me të cilën Bosnja ka suficit tregtar, prandaj e sheh të rëndësishmëm zhvillimin e biznesit, pa barriera.

Kurse kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Afaristëve Turk dhe Ballkanas (Batuder), Akën Kazancogllu, tha se është hera e tretë me radhë që merrë pjesë në Forumin e Biznesit në Prizren.

“Në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kam bërë një studim të para-fizibilitetit të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kemi thënë atëherë që me rëndësi është investimi në turizëm për shkak të bukurive të rralla natyrore që i ka Kosova si dhe investimet në kulturat bujqësore”.

Ai tha se që nga ajo kohë ka zhvillim në këtë aspekt, por jo sa duhet.

Gjatë ditës së dytë të Forumit të Biznesit në Prizren, përvec që po vazhdon panairi i prodhimeve, po mbahen edhe takime B2B (biznes për biznes) ku afaristët vendorë takohen ballë për ballë me investitorët potencialë nga rajoni e më gjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)