Kosova dhe Turqia marrëveshje për shkëmbime tregtare
Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, kryetari i OTKT), Ahmet Mithat Milli.
Të dy kryetarët e cilësuan marrëveshjen si shumë të rëndësishme për të dyja vendet.
Gërxhaliu tha se përveç që Kosova dhe Turqia kanë të përbashkëta në histori, kjo marrëveshje do të shërbej që Kosova të mos importoi mallra prej Serbie, po të orientohet në Turqi.
Kjo është një marrëveshje e rëndësishme në mes dy vendeve dhe do të shërbej që Kosova të ketë lehtësria në shkëmbimet tregtare me Turqinë. Ne e dimë se kosovaret mund të lëvizin me Turqinë edhe pa viza dhe kjo marrëveshje është në vazhdën e bashkëpunimeve shumë të mira që ka Kosova me Turqinë, tha Gërxhaliu.
Në anën tjetër Ahmet Mithat Milli tha se lidhjet miqësore në mes Kosovës dhe Turqisë, është koha të shëndrrohen edhe në bashkëpunime ekonomike në mes dy vendeve.
Kosova është një shtet që është duke kaluar për një rrugë të vështirë pas transicionit, mirëpo ne besojmë se Kosova është një shtet i cili po ndërton një të ardhme të mirë ekonomike dhe kjo marrëveshje do ti shërbej Kosovës për lehtësime në shkëmbime tregtare, Mithat Milli.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Husrev Unler i cili këtë marrëveshje e vlerësoi si një hap të rëndësishëm për të dy shtetet. Ai tha se ekonomia e Kosovës është duke treguar rezultate përkundër vështirësive. Ekonomia përfaqëson fusha të suksesit dhe nëse ekonomia e një shteti është e suksesshme edhe shteti është stabil, tha Unler.
Turqia është vendi i cili ka lejuar që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa vizë në këtë shtet, duke u bërë shteti i parë në rajon që tregon një frymë të bashkëpunimit.
Edhe shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Turqisë janë të mira dhe kjo marrëveshje dëshmon se Turqia është shtet mik i Kosovës.
Turqia ka ndihmuar Kosovën edhe në sektorin e bujqësisë dhe vazhdon ta ndihmoi.