28 Dhjetor 2024

Kosova dhe Sllovenia organizojnë forum për investime dhe tregti

Prishtinë, 22 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes të dy vendeve.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Majhen se Qeveria e Republikës së Kosovës  është duke punuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm të të bërit biznes në vend dhe po ndikon në rritjen e aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve. 

Në anën tjetër, ambasadori Miljan Majhen e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive sllovene në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që në pranverë të vitit të ardhshëm të organizohet një forum për investime dhe tregti në mes të Kosovës dhe Sllovenisë. 

Bajrami dhe Majhen u pajtuan po ashtu edhe për krijimin e Komiteteve të Përbashkëta në mes të dy qeverive të cilat do të punojnë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes të dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)