27 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për eliminimin e barrierave doganore

Prishtinë, 9 qershor- Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare Znj. Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtor është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e doganës dhe eliminimin e barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona.

Sipas një njoftimi të Doganës, takimi formal u zhvilluar rreth temave të mëposhtme siç janë: Shkëmbimi I informacionit midis dy administratave; Diskutim lidhur me vlerën doganore dhe procedurat e aposteriorit; Lehtësimi i tregtimit mes dy vendeve; Diskutim rreth grupit punues për portin e Durrësit.

\"Gjithashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona\", thuhet në njoftim.

Të dy drejtorët e përgjithshëm pas takimit konkluduan se marrëdhëniet në mes të dy Doganave janë në nivelet më të larta të mundshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)