27 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojn në fushën e tatimeve

Prishtinë, 7 shtator - Ministri i Financave Bedri Hamza i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti,  kanë pritur sot në takim Drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, Gazmir Spahija.

Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e në veçanti bashkëpunimi ndërmjet administratave tatimore të të dyja vendeve.

Më këtë rast, Ministri Bedri Hamza përgëzoi të dy drejtorët e tatimeve të të dyja vendeve për nënshkrimin e sotëm të “Marrëveshjes për Bashkëpunim ndërmjet Administratës Tatimore të Republikës së  Kosovës dhe Administratës Tatimore të Republikës së Shqipërisë”, e cila marrëveshje sipas tij, do të ndikojë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellët të të dyja vendeve, sidomos në ngritjen e kapaciteteve  për ofrimin e shërbimeve sa më efikase për tatimpaguesit. Dhe gjithashtu në mbledhjen e të hyrave tatimore, si dhe në respektimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor dhe misioneve të të dy administratave tatimore”.

Ndërsa,  drejtori  i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Shqipëri, Gazmir Spahija, duke falënderuar  Ministrin Hamza për mikpritjen, shprehu gatishmërinë  e tij dhe të shtetit shqiptar për bashkëpunim të ndërsjellët.

“Marrëveshja që u  nënshkrua sot është shtysë e madhe për veprimtaritë tona tatimore. Marrëveshja në fjalë do të kontribuoj pikë së pari në shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme, mes dy administratave tatimore, e në veçanti në luftimin e evazionit fiskal, dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për tatimpaguesit e të dy shteteve”, tha  drejtori Spahija.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)