Kosova dhe Nageria me mundësi te reja bashkëpunimi në tregti
Prishtinë, 16 mars - Kryetari i Aleancës së Biznesve të Kosovës, Agim Shahini dhe bizneset pritën një delegacion nga Imo i Nigerisë, të shoqëruar edhe nga Behgjet Pacolli, zëvendës kryeministër i Qeverisë së Kosovës, Ibrahim Gashi zv.ministër i Jashtëm, Blerand Stavileci ministër i Bujqësisë dhe zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik Ramadan Hasani.
Behgjet Pacolli, zëvendës kryeministër i Qeverisë së Kosovës, tha se Kosova është një shtet me mundëis të mrekullueshme për invetsime. Komuniteti i biznesit do të ofroj mundësi joshëse për investime dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
Agim Shahini, kryetar i Alencës së Binzesve të Kosovës, tha se vendi jonë ka nevojë për investime të huaja kanë dhe si AKB, kanë slloganin Kosova Shtet i Artë për Investime. Sipas tij për këtë sllogan janë një varg arsyesh e njëra ndër kryesor është se ka pasuri të shumta edhe atë edhe nëntokësore dhe të cilat nuk i ka askush në regjion. Këto pasuri janë me miliarda dhe këkrojmë bashkëinvetsime.
Kosova eksporton jo vetëm në regjion, por edhe më gjerë, sepse prodhimet tona janë shumë cilësore dhe të kërkuara. Kërkojmë bashkëpunim me vendin tuaj, ne kemi popullësi të re dhe të gatshme për punë dhe shërbime në tërë botën, tha Agim Shahini.
Ai tregoi se në vendin tonë vazhdon procesi i privatizimit dhe ku kërkohen investitorë potencial e të cilët kanë ateruar këtu, sepse ka mjedis të favorshëm për invetsime.
Kosova ka mundësi të bashkëpunimit me Nigerinë në shumë fusha, ku mund të eksporojmë dhe importojmë.
Kryetari Agim Shahini, në emër të AKB-së dhe bizneseve nga Kosova ofroi mbështetje dhe përkarhje për rriten dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ai falënderoi edhe zv.kryeministrin Begjet Pacollin, për sjelljen e këtij delegacioni në Kosovë.
Guvernatori i Imos, Owelle Anayo Rochas Ekorocha, tha se dy shtetet kanë shumë gëjra të përbashkëta dhe shohin mundësinë e bashkëpunimit e pse jo edhe konsumimit të prodhimeve nga Kosova e të cilat do të nisim ti marrim e pes ejo ti hapim edhe fabrikat e Kosovës në Nigeri.
Ai ftoi bizenset nga Kosova që në maj të marrin pjesë në Forumin Ndëkrombëtar që do të mbahet në Nigeri.
Investitorët nga Kosova që duan të invetsojnë tek ne e kanë shumë të lehtë, tokën ua japim falas, për 5 vjet e ku do të kenë 0 taksa dhe ftojmë e presim investitorët nga Kosova, tha Owelle Anayo Rochas Ekorocha. Guvernatori i Imos, tregoi se fuqia punëtore ëhstë më e lira na botë dhe në asnjë vend të botës nuk mund të fitohet më shumë se në Nigeri.