23 Dhjetor 2024

Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë

Prishtinë, 3 dhjetor - Republika e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Në emër të Republikës së Kosovës marrëveshjen e ka nënshkruar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar, ambasadori i këtij shteti në Kosovë Nicholas Abbott.

Ministri Shala theksoi se objektivat e kësaj Marrëveshje janë rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritja e standardit të jetesës.

 “Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, eliminimin e barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, përmes eliminimit të barrierave në tregti, të kontribuoj në zhvillimin dhe zgjerimin e harmonizuar të tregtisë botërore, sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregti mes të dyja vendeve dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e duhur dhe efikase të të drejtave pronësore intelektuale”, tha ministri Shala.

Sipas Shalës, për nga aspekti i vëllimit tregtar, tregtia e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar nuk ka aq rëndësi përmbajtjesore, sa ka rëndësi strategjike.

“Sipas të dhënave statistikore të fundit, Britania e Madhe përfaqëson rreth 3 për qind të eksporteve dhe 0.7 për qind të importeve tona. Megjithatë, rëndësia e ruajtjes së tregjeve të hapura për eksportet tona nuk mund të matet vetëm në aspektin e qarkullimit aktual tregtar, por edhe në atë potencial për rritjen e eksporteve kosovare në të ardhmen e afërt. Shkalla e rritjes së eksporteve tona në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen varet nga politikat tona dhe nga veprimet e sektorit privat, por duhet ta mbajmë mundësinë të hapur”, tha Shala.

“Përveç aspektit ekonomik, nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, e cila e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka edhe implikime të rëndësishme diplomatike. Nënshkrimi i marrëveshjes është ri-afirmim i njohjes si shtet dhe si territor doganor i pavarur”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott tha se është shumë u lumtur që kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe është një hap shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kosova është shteti i parë në Ballkanin Perëndimore që po e nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe është e rëndësishme për marrëdhëniet politike që do të vazhdojnë në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ambasadori Abbott.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo Marrëveshje do të hyj në fuqi pas datës në të cilën Marrëveshja BE-Kosovë pushon së zbatuari në Mbretërinë e Bashkuar (marrëveshja do të hyj në fuqi pasi Mbretëria e Bashkuar të dal nga BE). 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)