04 Janar 2025

Kosova anëtare aktive e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Paris, 26 shkurt - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, së bashku me një delegacion të Republikës së Kosovës po marrin pjesë në Konferencën e nivelit të lartë me temën “Rritja e bashkëpunimit në mes të OECD-së dhe Evropës Juglindore”, e cila po i zhvillon punimet në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris.  

Në këtë konferencë po marrin pjesë delegacione të larta nga qeveritë e vendeve të Evropës Juglindore si dhe të vendeve anëtare të OECD-së.
 
Në adresimin e saj para pjesëmarrësve të konferencës, ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës vlerëson punën dhe ekspertizën e OECD-së si një partner i çmueshëm i cili po punon në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve anëtare të OECD-së.  Ajo, shtoi se “Qeveria e Republikës së Kosovës po punon që në kuadër të programit qeveritar të përfshijë dhe zbatojë parimet e bashkëpunimit të ngushtë me vendet evropiane dhe ato rajonale duke ndarë vizionet e përbashkëta rreth reformave dhe strategjive për zhvillim.”

Zonja Bajrami i informoi të pranishmit rreth zhvillimeve pozitive të ndodhura së fundmi në Kosovë, si: nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në, dhe aprovimin e Planit 2016-2020 për Implementim të MSA-së; lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2020; aprovimin e Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, etj.  

Më tej, ministrja Bajrami shtoi se “Kosova është anëtare aktive në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, i cili po i asiston vendet e Evropës Juglindore në koordinimin e implementimit të objektivave të dala nga Strategjia për Evropën Juglindore 2020.   
Ministrja Bajrami theksoi se vendimet tona rreth politikave ekonomike janë në përputhje me frymën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit me qëllim të rritjes së nivelit të konkurrueshmërisë së tregjeve tona.

Ajo nënvizoi po ashtu se Qeveria e Kosovës është mbështetëse e idesë për krijimin e një platforme të nivelit të lartë e cila ka për qëllim thellimin e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në mes vendeve anëtare të OECD-së dhe atyre nga Evropa Juglindore dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të dhënë kontributin e saj konstruktiv në këtë drejtim.   

Në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri i Financave, z. Avdullah Hoti, si dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)