20 Prill 2025

Kosova afër nënëshkrimit të marrveshjes për tregëti të lirë më Turqinë

Prishtinë, 3 nëntor - “Të arriturat dhe pengesat e zhvillimit të Bizneseve Kosovare”, ishte tema e debatit të organizuar nga Alenaca Kosovare e Bizneseve me zëvendëskryemnistren dhe Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari –Lila e cila u ballafaqua me problemet dhe sfidat e prodhuesive.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se janë mbledhur bizneset dhe institucionet për të diskutuar  problemet dhe të arriturat dhe që duhet punuar pë rezultatet më të mëdha. 

“Për reformat e bëra nga institucionet e Kosovës, tregon më së miri edhe raporti i Bankës Botërore ku Kosova është në një pozicion shumë më të mirë se në vitin paraprak”, tha Shahini.

Ai falënderoi institucionet e të gjitha niveleve dhe bizneset që kanë bërë hapa të mëdhenjë, ku vendi ka zënë një pozicion të lakmueshëm. Janë bërë reforma të mira, por edhe për kundër kësaj nuk duhet të ndalemi, për arsye se nëse jemi të vetë kënaqur, atëherë mund të ngecemi.

Duhet bërë reforma edhe më shumë sepse ka obligime për të ndërtuar politika më konkuruese ndaj biznesit të Kosovës që të bëhet  sektori më i fuqishëm dhe më konkurues i një qëndrueshmërie të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Bizneset dhe konsumatorët janë taksapagues të shtetit dhe nga këto taksa po ndërtohet infrastruktura dhe të gjitha mundësitë për mirëqenie më të mirë, por mbeten ende probleme të vështira, Disa politika të pafavorshme si nga konkurenca jo e drejt dhe informaliteti, të cilat për bizneset e Kosovës kanë treguar se janë ngecje e madhe”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se një problem tjetër serioz është edhe korrupsioni që duhet të ndalohet. Shteti duhet të merret edhe më shumë  me fushat jo të këndëshme për ekonominë e Kosovës dhe këto mbetn sfidë.

“Të gjithë duhet të japim kontributin në ndërtimin sa më mirë të raporteve  në mes të atyre që kanë informacione dhe atyre që merren me to dhe duhet ti ndalojnë”, tha Shahini.

Ai shtoi se fuqia e bizneseve të Kosovës do të rritet vetëm atëherë kur kritikat janë më të mira  dhe prodhuesit kanë favore më shumë se importuesit.

Sipas tij ende mbetet I vështirë qarkullimi disa mallrave të Kosovës për eksport nga taksat e ndryshme që aplikohen në pikat kufitare dhe kontrolla tjera.  Shpesh herë tashmë pengesa edhe nga institucionet e Kosovës.

Ai potencoi edhe problemet e mëdha të bizneseve nga Lugina e Preshevës me mosnjohjen e dokumentacioneve.

Ai i dha mbështetje vazhdimit të privatizimit të ndërmarrjeve , të cilat edhe pse ka zëra se ato duhet të mbeten në pronësi dhe ne mendojmë se ato duhet të privatizohen dhe të kenë titullarin e vet.

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, duhet punuar edhe më shumë dhe të trajtojnë bizneset më mirë si një partner që gjeneorojnë më shumë bashkëpunim dhe taksa.

“Qeveria i menaxhon këto dy institucione dhe ne po mundohem së bashku me qeverinë që ato të jenë më prefeksionuese, sepse infrastruktura ligjore çdo ditë po ndryshon dhe për secilin ndryshim bizneset duhet të jenë të njoftuara në mënyrë që të mos bien ndesh me poltikat më të cilat bizneset përballen.

Ai kërkoi nga institucionet komunale që të jenë më të vëmendshme, sepse  kanë shënuar ngecje. 

Nga ana tjetër Mimoza Kusari-Lila, zëvendeskryeministre dhe Ministre e MTI-së, tha se nga këto halle e sfida  do të na ndihmojnë në përpilimin e sfidave për reformat dhe procesin e zbatimit dhe përmirësimit të politikave që do të bëjmë.

Ndërsa prodhuesit bëjnë atë më të qmueshmen, punësimin e popullatës dhe ngritjen e mirëqenies së Kosovës.

Zv.kryeministresha, shtoi se  Qeveria asnjëherë nuk e kontestojnë biznesin dhe sektorin privat e konsiderojnë partnerin kryesor dhe gjeneratorin për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të qëndrueshëm të punës. Institucionet qeveritare dhe legjislativi  po bëjnë qmos për të mirën e biznesit. Institucionet qeveritare dhe legjislativi janë për favore për prodhuesit dhe se ata të funksionojnë më së miri.

“Që nga marrja e mandatit të kësaj qeverie ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me bizneset dhe ka rezultate konkrete. Ne dëgjojmë zërin e prodhuesve, ku roli i AKB-së është aktiv në Këshillin Kombëtar.

Zv.kryeministresha, tregoi se Kosova ka shënuar rezultate dhe jemi renditur në raportin e BB-së dhe kemi shënuar trend pozitiv dhe është hera e parë që në krahasim me vitin paraprak që Kosova është 28 vende më lartë dhe me indeksin e përgjithshëm 19 vende më lart.

“Ka përparime në mbrotjen e investimeve dhe jemi reformatory më dinamim në Evropën Qendrore dhe Jugëlindore”, tha Kusari.

Ajo premtoi se reformat do të vazhdojnë. Kosova sipas saj është afër nënëshkrimit të marrveshjes për tregëti të lirë më Turqinë dhe përfitimi i Kosovës do të jetë i favorshëm nga ai treg mbi 70 milionësh.  Po ashtu rezultate janë edhe nga reporti i fizibilitetit I cili nga viti ardhshëm lejon qasjen në tregun e BE-së.

“Konkurenca dhe korrupsioni janë dy dukuri që shkaktojnë probleme dhe nuk mund të  luftohen vetëm nga një institucion, por nga të gjithë”, tha zv.kryemnistresha.

Nga ana tjetër edhe prodhuesit vendës janë ankuar për një varg problemesh. Nexhat Behkulu nga Kosova Lindore, kërkoi  favore nga shteti I Kosovës, në të kundërtën prodhuesit dh epopullata e luginës  vazhdojnë të rudhen.  Sipas tij prodhuimet e tyre nuk po munden ti shesin të ntrgeun e Kosovës dhe institucionet duhet të bëjnë  qarkullimin e mallrave shqiptare.

Edhe Burim Piraj nga fabrika e e mishërvae Meka kërkoi heqjen e  akcizës së lëndës së parë për mishin dhe vendosjen e një takes për prodhimet qqë importohen nga jashtë në vedin e tonë er që nuk paguajnë.  Edhe prodhuesit tjerë janë ankuar për  politrika të disfavorshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)