Korrupsioni në administratë po i largon investitorët e huaj
Prishtinë, 2 mars - Administrata e politizuar dhe e kriminalizuar konsiderohet të jetë njëri nga shkaktarët për mosthithje të investimeve të huaja.
Së këndejmi, nga njohësit e kësaj fushe është kërkuar që të bëhen reforma urgjente në administratën e politizuar, e cila është e mbushur me militantë partiakë dhe familjarë.
Të dhënat tregojnë se për shkak të largimit të investitorëve të huaj nga Kosova më shumë se 110 milionë euro para të thata i ka humbur Kosova për vetëm gjashtë muaj.
/Kosova Sot/