Korrupsioni largon investimet nga Kosova

Prishtinë, 3 janar - Investitorët huaj ikin nga Kosova për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në administratën shtetërore.
Këtë e pranon edhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Valdrin Lluka. Teksa shpjegon punën e agjencisë e cila është në përpjekje për të krijuar ambient sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë, Lluka shpjegon se si investitorët e huaj akoma i vijnë në zyrë me ankesa se dikush nga administrata shtetërore i ka kërkuar rryshfet në këmbim të pajisjes me dokumentet e nevojshme.
Ballafaqimet janë të shumta dhe ankesat më të shpeshta lidhen me korrupsionin. Raste të tilla nuk janë denoncuar, por janë tejkaluar me ndërhyrjen e nivelit më të lartë qeveritar, shprehet Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve.
Trendi i investimeve të huaja në Kosovë ka rënë në krahasim me vitin 2007. Të dhënat nga Agjencia për Promovimin e Investimeve tregojnë se ne vitin 2007 Kosova kishte 440 milionë euro investime të huaja. Trendi shkoi drejt rënies deri në vitin 2010 për të përjetuar një ngritje në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011, por sërish nuk e arriti nivelin që kishte viti 2007.
Por, edhe sa i përket sjelljes së kapitalit huaj, kontribuesit më të mëdhenj janë vetë shqiptarët të jetojnë në diasporë. Mungesa e firmave të njohura botërore është një tjetër shqetësim për Agjencinë për Promovimin e Investimeve.
Top-tre sektorët ku më së shumti investohet në Kosovë janë ndërtimtaria, shërbimi financiar dhe prodhimi. Sa iu përket shteteve të huaja, të cilat nëpërmjet investimeve direkte kanë derdhur kapitalin e tyre në Kosovë, Gjermania zë vendin e pare dhe pasohet nga Anglia, Sllovenia, Austria, Zvicra dhe Shqipëria.
Investimet e huaja jane vetem njeri segment i ekonomisë per te cilin profesoret universitarë gjejne verejtje. Berim Ramosaj thotë se në ne pergjithesi pritshmerite e kosovareve per nje zhvillim me te hovshem ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies kane mbeturvetme te tilla.
Investimet, kryesisht i ka bërë nga investimet publike, nga buxgheti i mbledhur i Kosovës, që në fakt janë taksa të qytetarëve që riinvestohen, në vend të investitorëve privatë, nga institucionet publike, shprehet profesori i Universitetit të Prishtinës, Ramosaj.
Dhe pa dyshim se nje nga rekomandimet e ekspertevete fushes se ekonomise eshte luftimi i korrupsionit dhe krijimi i shtetitligjor.
Nëpërmjet ndryshimeve që janë bërë në ligjin për shoqëri tregtare dhe ligjit për tregti të brendshme, Qeveria e Kosovës ka arritur të eleminoje disa nga procedurat përhapjen e një biznesi në Kosovë.
Përshembull, ligjerisht investitorët e huaj trajtohen njësoj me ata lokal, regjistrimi i nje biznesi bëhet brenda 2-3 ditëve, është eleminuar leja e punës që sipas Bankës Botërore merrte 32 ditë kohë, është eleminuar po kështu pagesa për regjistrim si dhe kapitali fillestar, si dhe janë shkurtuar procedurat administrative gjatë importit dhe eksportit.
/tch/