23 Dhjetor 2024

Koronavirusi trondit sërish tregjet botërore

New York, 20 mars - Bursat ranë ndjeshëm në Wall Street për shkak të panikut se koronavirusi mund të shkaktojë një recesion global.

Tregtimi u ndalua përkohësisht për herë të katërt këtë muaj. "S&P 500" pati rënien më të madhe të fitimit në krahasim me një ditë më parë.

Dow Jones ra mbi 1300 pikë, ose 6.3 për qind, "S&P 500" humbi 5 për qind, NASDAQ ra 4.7 për qind.

Luhatjet e mprehta të tregut erdhën pavarësisht premtimeve nga presidenti Donald Trump për të mbështetur ekonominë e ShBA-së me një paketë që mund të arrinte në një trilion dollarë.

Analisti financiar në Virtu Americas LLC Matthew Cheslock mendon se ka disa sektorë si linjat ajrore, ato janë nën një presion të madh.

"Mendoj që bankat janë në një situatë shumë të ndryshme nga sa ishin herën e fundit (duke iu referuar financave të krizës së vitit 2008). Financat duhet të jenë shumë më të forta."

"Ne nuk po dëgjojmë ndonjë ndikim të kësaj. Siç e dini, një sektor që mund të preket më rëndë për pak kohë është sektori i naftës", tha Cheslock.

Rënie të ngjashme ka pasur edhe në tregjet europiane, ku çmimi i naftës së papërpunuar ra 10 për qind në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Tregtarët parashikojnë një tkurrje drastike të kërkesës për energji.

FTSE100 e ShBA-së humbi 4 për qind

DAX i Gjermanisë ra 5.6 për qind

CAC 40 i Francës humbi 6 për qind

Edhe aksionet aziatike regjistruan rënie të ndjeshme:

Indeksi i Shangait ra 1.8 për qind.

Treguesi Hang Seng ra 4 për qind

Treguesi Nikkei i Japonisë u mbyll me humbje 1.7%

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)