10 Janar 2025

Konsumi familjar rritet për 3.9 për qind

Prishtinë, 13 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2013”.

Ky publikim paraqet të dhënat e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitet 2011-2013.

Në këtë publikim janë paraqitur rezultatet për vitin 2013 si dhe krahasueshmëria e të dhënave për konsumin, shpenzimet dhe të ardhurat e ekonomive familjare për periudhat 2011-2013, si dhe të dhëna të tjera relevante për kushtet e jetesës për vitin 2013.

Trendët e konsumit, sipas rezultateve të ABEF 2013, rezultojnë se kanë një rritje prej 3.9 % të konsumit të përgjithshëm, krahasuar me vitin 2012.

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2013 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 45% për ushqim dhe 30% për banim të konsumit të përgjithshëm.

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare, shfrytëzohet për ushqim dhe pijet joalkoolike, me 3.394 € për vitin 2013, apo 45% të konsumit të përgjithshëm. Krahasuar me vitin 2012, shpenzimet për ushqim dhe pijet joalkoolike në ekonomitë familjare paraqesin një rënie të lehtë rreth 2%.

Në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2013, janë të prezantuara edhe të dhënat për:  mallra dhe shërbime të tjera, të hyrat kryesore të ekonomive familjare, burimet e të hyrave individuale, të ardhurat sipas strukturës gjinore, kushtet e jetesës dhe përballueshmëria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)