23 Dhjetor 2024

Konsumatorët kinezë shtojnë blerjet e artikujve të huaj

Pekin, 8 korrik - Ndërsa investimet kineze përhapen në mbarë botën, prodhimet e huaja po hyjnë në Kinë, duke përmbushur nevojat e klasës së mesme në rritje.

Në kuadër të serisë rreth 90 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste kineze në pushtet, këtë herë do të flasim rreth ndikimit ekonomik të Kinës në botë.

Kompania Apple hapi dyqanin e saj të parë në Kinë në vitin 2008. Këtë vit, shitjet në Kinë pritet të përbëjnë rreth 10 për qind të të ardhurave totale të kësaj kompanie.

Shtetet e Bashkuara përbëjnë tregun numër një në botë, por Kina, vendi me popullsinë më të madhe, ka tregun me potencialin më të madh të shitjeve.

Christian Murck drejton Dhomën Amerikane të Tregëtisë në Kinë.

“Ekziston një grup njerëzish, që mund të shpenzojnë për makina, mallra të njohura, artikuj kozmetikë e të tjera, ose që kanë synimin të hanë më mirë se sa më parë. Dhe kështu gjithë niveli i konsumimit dhe standarti i jetesës ngrihet ndjeshëm”.

Song Hong është drejtor i departamentit të tregëtisë ndërkombëtare në akademinë kineze të shkencave shoqërore. Ai thotë se Kina nuk është ende tregu më i madh i botës, por e ka filluar këtë proces.

“Në disa industri, Kina është tashmë tregu më i madh i botës, si për shembull në industrinë e automobilëve, të mallrave elektronike dhe telefonët celularë. Kina do të jetë në krye të konsumit të botës në industri të ndryshme dhe më në fund do të bëhet tregu më i madh i botës”.

Kërkesat në Kinë për makina po ndihmojnë prodhuesit e huaj. Shitjet e makinave Ford në Kinë u rritën 14 për qind në muajin maj, krahasuar me një vit më parë.

Liu Yan dëshiron që makina e saj e parë të jetë Ford. Megjithëse këto makina prodhohen pothuajse plotësisht në Kinë, ato kanë emër të huaj.

“Nuk di shumë rreth makinave, por pasi bëra disa kërkime, mendoj se makinat kineze nuk janë aq të sigurta sa makinat e huaja”.

Angelica Cheung, krye-redaktore e revistës Vogue, thotë se industria e modës në Kinë ka pasur shumë sukses.

“Është diçka e mrekullueshme.  Numri i aktiviteteve që kemi, numri i prodhimeve të reja, që dalin në treg thuajse çdo ditë. Arikujt e rinj, dyqanet e reja, që hapen. Edhe para 6 vjetësh që filluam punën në Kinë, ne nuk kishim këtë numër aktivitetesh”.

Zonja Cheung thotë se kompani të huaja nuk po hapen vetëm në Pekin ose Shangai. Ajo thotë se ndërsa njerëzit në qytete të tjera pasurohen, ata kërkojnë gjithashtu mënyra të reja që të shpenzojnë paratë e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)