Konkurrenca jo lojale dhe jo stabiliteti politik pengesa për ekonominë
Prishtinë, 15 mars - Raporti Si të fuqizohet sektori privat në Kosovë, i punuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me përkrahjen e GIZ-it gjerman ka treguar se top probleme me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë janë kostoja e energjisë elektrike, konkurrenca jo lojale, ekonomia e hirtë dhe jo stabiliteti politik.
Qëllimi i studimit është të hedhë dritë mbi problemet, të cilat janë perceptuar nga bizneset. Si fyte të ngushta për zhvillimin e tyre, trajton edhe sfidat me origjinë brenda kompanisë dhe do tu ndihmoj përfaqësuesve të biznesit dhe hartuesve të politikave ekonomike që në mënyrë reale të informohen mbi problemet dhe mënyrën e tejkalimit të tyre.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se shpalosja e rezultateve te Botelnekut dhe vlerësoi se rezultate e të gjeturave janë më së reale.
Për këtë duhet bashkërisht ta orientojmë agjendën tonë ekonomike drejtë ardhmërisë dhe ti marrim seriozisht të gjeturat e këtij raporti pasi që i tregon qartë barrierat e të bërit biznes dhe definitivisht në këtë hulumtim ka edhe vërejtje e kritika. Ne konsiderojmë se dy vitet e mëparshme janë vite të fuqizimit të dialogut publiko privat, posaçërisht me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha kreu i Odës.
Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se me shumë vëmendje e ka analizuar studimin dhe se rezultatet e tij për te ishin të pritshme.
Ky raport e vendos një pikë referuese për debatin, janë fakte, janë vlerësime, të cilat në masë të madhe konfirmojnë ato sektor dhe politika ku ka pas më shumë probleme. Edhe rekomandimet ne detaje në fund të raportit janë të mire se ardhura, tha ministri Hoti.
Ministresha e Tregtisë dhe Industrisë Bajrami Hykmete Bajrami në detaje foli lidhur me masat e ndërrmarra në zgjidhjen e çështjeve të cilat në raport përmenden si problem me të cilat ballafaqohen bizneset.
Duke prezantuar studimin, Berat Rukiqi, këshilltar strategjik I Odës tha se problem më I madhë me të cilin ballafaqohen bizneset kosovare janë kostoja e energjisë elektrike 51.1 %, konkurrenca jo lojale dhe ekonomia e hirtë 42.6 %, jo stabiliteti politik 35.1 %, Kërkesa e pamjaftueshme 34.1 %, Korrzpsioni 33.5 %, raportimi i pazhvilluar financiar 32.9 %, kualiteti i produkteve dhe shërbimeve jo konkuruese31.8 %Sistemi i taksave, 31.1 %, profitibaliteti shumë i ulët 29.8 % dhe konsumatorët nuk paguajnë me kohë 29.5 %.
Kur behët fjalë për mjedisin ekonomik tri janë probleme kryesore konkurrenca jo lojale dhe ekonomia e hirtë 42.6%, normat e larta të interesit41.7% dhe Kërkesa e pamjaftueshme 34.1 %.
Sa u përket pengesave për kushtet administrative dhe rregullatorë si pengesa përmenden sistemi i taksave31.1%, vështirësitë e regjistrimit të biznesit 27% dhe mungesa e ligjeve adekuate.
Sektori i shitjes me pakicë ka raportuar të ketë pengesa më të mëdha nga të gjitha kategoritë e analizuara në këtë raport, i ndjekur nga sektori i prodhimit dhe ai i shërbimeve.
Problemet janë më të dukshme në kategorinë e \"Infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme\", për të gjithë sektorët.
Në nivel rajonal, kompanitë duket se vuajnë më shumë nga barrierat në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt.
Kostoja dhe besueshmërinë e energjisë elektrike për të gjithë rajonet është raportuar të jetë një problem i madh.
Kompanitë nga Ferizaji kanë deklaruar të kenë më shumë probleme sa i takon mungesës së konkurrueshmërisë së produkteve të tyre.
Rajoni i Pejës ka përmendur korrupsionin, sistemin e taksave dhe krimin ndër problemet më të mëdha.
Bizneset në Gjakovë duket se kanë më shumë probleme me norma të larta interesi. Kompanitë e rajonit të Prizrenit kanë raportuar më pak barrierat.
Në fund të raportit janë dhënë edhe rekomandimet për Kuvendin dhe Qeverinë.