Konfiskohen mbi 600 litra vaj motorik dhe mbi 400 litra alkool
Prishtinë, 22 qershor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në një operacion të përbashkët të Doganës dhe Policisë në rajonin e Mitrovicës gjatë ditës së djeshme është arritur të parandalohet kontrabanda me vajra motorike.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka thënë se dje në orët e pasdites zyrtarët e doganës kanë filluar ndjekjen e një automjeti të tipit Audi-A4 ngjyrë e zezë që me rastin e tentimit për ndalim personi që e drejtonte automjetin nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtësi të rritur në drejtim të Vushtrrisë.
\"Njësitet e Task forcës nga Dogana dhe Policia janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar por në afërsi të fshatit Dobërlluk automjeti është futur në një rruge sekondare\", ka theksuar ai.
Ndjekja ka vazhduar ku drejtuesi ka braktisur automjetin duke ikur këmbë në drejtim të panjohur.
Gjatë ekzaminimit të automjetit sipas Stavilecit është gjetur sasi e madhe e vajit motorik e cila ishte e kamufluar.
Ai ka pohuar se automjeti është tërhequr dhe vendosur në terminalin doganor në Mitrovicë ku pas hapjes dhe numërimit të sasisë së saktë është konstatuar sasia prej 638.4 litra që ishte i ngarkuar në dy hapësira te automjetit (ulëse dhe bagazh).
Automjeti dhe vajrat janë konfiskuar kurse rasti ka kaluar tek komisioni për kundërvajtje për shqyrtim të mëtejmë.
Gjithashtu dje në një operacion tjetër prapë në rajonin e Mitrovicës njësitet e doganës arritën të parandaloni kontrabandë dhe të gjenin pije alkoolike pa banderola.
Pasi që një automjet dyshohej për transport të mallrave të kontrabanduara është ndaluar nga njësitet e tasks forcës, ku pas kontrollit të këtij automjeti janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia.
Kurse gjatë një kontrolli të një automjeti tjetër janë arritur të gjenden pije alkoolike të prodhimeve vendore që nuk posedonin banderola, pra tentonin të shmangnin pagesën e taksave të akcizës të cilat njëkohësisht janë konfiskuar.
i përgjithshëm i pijeve alkoolike të konfiskuara në këto dy raste është 416 litra.