23 Dhjetor 2024

Konfiskohen mbi 10.000 litra pije të gazuara

Prishtinë, 29 mars - Njësitet e Doganës së Kosovës kanë bërë të ditur se rreth orës 14:00 kanë filluar një aksion për ushtrimin e kontrollit në dy lokacione, njëri në Graqanicë dhe tjetri në Prishtinë, respektivisht në dy depo ku dyshohej se ka mall i cili ka arritur të kontrabandohet në Kosovë.

Në aksionin e parë që është zhvilluar në Granqanicë në selinë e një subjektit afarist, që në hyrje sipas njoftimit te doganes është vërejtur se në depon e këtij subjekti gjendet malli i kontrabanduar. Gjatë kontrollit të depos së kompanisë është intervistuar edhe kontabilisti i kompanisë që nuk ka arritur të dëshmoj origjinën e mallrave. Gjate kontrollës në depo janë konfiskuar:

-    Pije joalkoolike ne sasi prej 4980 copë  x 2 litra, ku ne ambalazhim te këtij malli është vërejtur se mungon përshkrimi i mallit dhe se i njëjti është dedikuar tregut te shtetit te Malit te Zi e jo atij Kosovar, kjo ka qenë argument i mjaftueshëm me çka është vërtetuar se ky lloj malli nuk është importuar në mënyrë të rregullt ne Kosovë.

Tek subjekti i dytë  me seli në Prishtine, gjatë kontrollës janë gjetur gjithashtu mallra të kontrabanduara por në sasi të vogël:

-    Pije joalkoolike me origjine nga Serbia gjithsejtë 144 copë x 2litra ku ne ambalazhim te këtij malli është vërejtur se ky lloj i mallit është dedikuar për tregun e  Malit te Zi e jo atij Kosovar.

Dogana në dy rastet ka konfiskuar ketë mall si dhe ndaj subjekteve është  iniciuar procedura  mbi kundërvajtjen doganore nën dyshimin se ka kontrabanduar mallra. Totali i mallrave të konfiskuara është mbi 10.000 litra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)