22 Dhjetor 2024

Koncepti i shitjeve përmes internetit krijon lehtësira në të bërit biznes

Prishtinë, 24 korrik - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një trajnim virtual mbi shitjen online dhe komunikimin digjital me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë Hallakate, Valon Canhasi.

Përmes këtij trajnimi, anëtarët e Odës Amerikane patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë rreth shitjes online dhe prezencës në internet, si dhe të eksplorojnë mënyrat se si mund të shfrytëzohet interneti në përgjithësi për fushën e shitjeve.

Kryeshefi ekzekutiv i Hallakate, Valon Canhasi, ndau me pjesëmarrësit e këtij trajnimi statistikat e fundit të përdoruesve të internetit në Kosovë, të cilat kohëve të fundit kanë arritur shifrat më të larta ndonjëherë. 

Canhasi theksoi se bizneset tanimë janë në një luftë konstante për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve përmes promovimit të shërbimeve dhe produkteve të tyre në internet, gjithmonë duke u përshtatur me audiencën të cilës synojnë t’i shërbejnë, duke ndjekur trendet e fundit dhe ndryshimet e shprehive të konsumit.

Ai gjithashtu potencoi se koncepti i shitjeve përmes internetit megjithëse proces relativisht i vështirë për t‘u arritur, krijon mjaft lehtësira në fushën e të bërit biznes pasi lejon qasje më të lehtë në produktet dhe shërbimet të cilat i ofrojnë bizneset në çdo kohë, pa pasur nevojë për kontakt fizik.

Sipas Canhasit, prezenca digjitale gjithashtu krijon lehtësira në menaxhimin e biznesit duke ofruar qasje në të dhëna nga distanca.

Gjatë këtij trajnimi Canhasi ndau me pjesëmarrësit një strategji për krijimin e platformës së shitjeve online, duke zbërthyer hap pas hapi veprimet që duhet të ndërmerren drejt krijimit të një platforme të suksesshme.

Sipas tij, kjo strategji përfshin identifikimin e tregut, analizën e mirëfilltë të kërkesës dhe nevojave të klientëve, dhe përshtatjen e promovimit të biznesit në platformat më të përdorura nga audienca e targetuar.

Ai i dha theks të veçantë nevojës për ngritje të vetëdijes rreth mundësive që ofrojnë bankat dhe bizneset për shitje online, sidomos gjatë kësaj kohe kur kontakti fizik me klientët është pothuajse plotësisht i limituar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)