Komuna Hanit të Elezit kërkon pezullimin e shitjes se Sharr Cemit
Prishtinë, 15 dhjetor - Si ekzekutiv i komunës së Hanit të Elezit, përmes një komunikate ka bërë të ditur së ceremonia e shitjes së fabrikës së çimentos Sharr Cem, është bërë në Prishtinë në prezencën e zyrtarëve nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, por pa prezencën dhe dijeninë e institucioneve lokale të Hanit të Elezit në territorin e së cilës është kjo fabrikë.
Refki Suma Kryetari i Komunës se Hanit te Elezit ka thene se: "Ne si ekzekutiv i komunës kërkojmë nga të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare në Kosovë që kjo çështje e shitjes së Sharr Cem-it të pezullohet për një kohë deri sa në Kosovë të formohen institucionet e Republikës së Kosovës të dalura nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 12 dhjetor e më pastaj kjo çështje të ngritet në institucionin ma te lartë te vendit në Parlamentin e Kosovës sepse nuk kemi te bëjmë me një ndërmarrje të vogël por kemi te bëjmë me një gjigant ekonomik te vendit.
Fabrika Sharr Cem sipas tij ishte dhe është një objekt i rëndësishëm për ekonominë kosovare në përgjithësi ndërsa në veçanti për komunën e Hanit të Elezit dhe të Kaçanikut, sepse jeta në këto dy komuna ishte e lidhur ngushtë me punën dhe veprimtarinë e fabrikës së çimentos në të cilën fabrikë në katër deceniet e fundit punuan më se 700 punëtorë nga këto dy komuna dhe më gjërë.
Suma ka thënë së kjo fabrikë gjatë veprimtarisë së vet përveç anëve pozitive që ka punësuar mbi 700 punëtorë, ka pasur edhe anët e saja negative sepse ka qenë ndotësi më i madh i ambientit, ku Hani i Elezit llogaritet ndër tri vendet e para më të ndotura në Republikën e Kosovës, por e tëra kjo është duruar vetëm e vetëm që qytetarët të sigurojnë kafshatën e gojës edhe përkundër asaj se është dëmtuar shëndeti i punëtorëve dhe i qytetarëve të Hanit të Elezit.
Fabrika nga viti 2000 ka qenë e komercializuar nga një kompani zvicerane për 10 vite me qira, por vetëm 6 muaj para skadimit te kontratës dhjet vjeçare u ndërrua pronari për të vazhduar me dallaveret për blerjen nga kompania greke TITAN për 30 milion euro, ku vetem fitimin vjetor kjo fabrikë deri me tani e ka patur 20 milion euro.
"Në një takim që në janar të këtij viti është mbajtur në zyren e kryetarit të komunës ku morën pjesë zv.drejtori ekzekutiv i AKP-së Shkumbin Bicaj, kryetari i Sindikatave të Pavarura të Kosovës Haxhi Arifi, e disa të tjerëve, është biseduar për çështjen e fabrikës Sharr Cen ku njëzëri u dakorduam që për çështjen e Sharr Cem-it të vazhdohet me bisedime tre palëshe (Komunë-AKP,Sindikatë). Mirëpo nga ajo kohë nuk kemi pasur asnjë takim trepalësh përpos disa takimeve individuale, ku në të gjitha takimet nga ana jonë është kërkuar që të ruhet numëri i punëtorëve ekzistues dhe interesi i qytetarëve", ka theksuar Suma.
Reagimi i Hanit te Elezit ka të bëjë me atë se përpos çmimit shumë të ulët dhe pa asnjë konkurrence që kjo fabrikë i është dhënë kompanisë greke, nuk janë shikuar fare interesat e punëtorëve ku punëtorët mashtrohen se do të mbeten në punë edhe për tre vite tjera.
"Ne si komunë ende e kemi te freskët rastin e privatizimit të ish ndërmarrjes Sharr Sallonit e cila u privatizua në fillim të vitit 2010 ku punëtorët e kësaj ndërmarrje me rastin e privatizimit kishin festuar duke kërcyer me daulle e zurrle, por ende pa i bërë dy muaj te privatizimit me tepër se gjysma e punëtorëve u larguan nga puna dhe se çdo ditë punëtorë të asaj ndërmarrje vinin për tu ankuar dhe për te kërkuar punë në komunë, andaj edhe punëtorëve të fabrikës së çimentos ju uroj për procesin e privatizimit por njëherit ju përkujtoj se pajtimi me këtë marrëveshje të privatizimit ku si garancion per punësim ju jepet vetëm tre vite do të thotë edhe marrjen e përgjegjësive per te ardhmen e juaj ku periudha prej tre vitesh është aq e shkurtër sa që ne si ekzekutiv nuk mund te marrim pergjegjësinë për gjendjen ekonomiko-sociale të puntorëve pas tre vitesh e cila do të ju kthehet si bumerang për vetë punëtorët dhe qytetarët në përgjithësi."
Ky reagim është përcjell edhe te të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare