26 Dhjetor 2024

Kompanitë Kosovare prezantojnë punën e tyre në panairin e Shkupit

Prishtinë, 26 mars - Pesë kompani kosovare të përpunimit të drurit do të prezantojnë punën e tyre në panairin e mobileve në Shkup-Maqedoni, nga e marta deri të dielën , duke investuar kështu në rritjen e tregut të tyre dhe përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës.

Kompanitë janë të përkrahura nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit, dhe të mbështetura nga Programi i USAID-it për ndërmarrje Private në Kosovë dhe GIZ.

Kompanitë kosovare që do të marrin pjesë në këtë panair janë: LESNA, ELNOR, DECO, DIVANI dhe TEFIK ÇANGA DESIGN.

Industria e mobileve dhe përpunimit të drurit shihet si një nga industritë me potencial te madh për eksport për shkak të zhvillimit të saj të hovshëm gjatë viteve të fundit.

“Kosova mund të konkurrojë edhe me kualitet edhe me dizajn e edhe me çmim në tregun e rajonit. Ky është viti i dytë me radhë që kompanitë Kosovare në mënyrë të organizuar prezantohen në panairin e mobilierisë ne Shkup”, ka thënë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

“Panairi i ardhshëm në të cilin kompanitë kosovare të përpunimit të drurit do të marrin pjesë me përkrahjen dhe mbështetjen tonë, është në Shqipëri. Gjithashtu shoqata çdo vit organizon panairin, tashmë tradicional, NATYRA 2012 në Kosovë nga .23 deri 26 Maj”, ka shtuar ajo.

Në Kosovë janë të regjistruara rreth 1400 kompani të përpunimit të drurit. Sipas vlerësimeve të shoqatës, kjo industri ka rritje prej 20% ne krahasim me vitin paraprak. Edhe përkundër krizave te ndryshme qe kalon rajoni e me gjere ky sektor ka shënuar rritje .Eksporti i përpunuesve të drurit dhe mobilierisë në vitin e kaluar ka qenë ne vendet si: Zvicër,Gjermani, Maqedoni, Shqipëri etj.
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)