23 Dhjetor 2024

Kompanitë kineze investojnë në privatizimin në Rusi

Pekin, 1 korrik - Kina dhe Rusia kanë një potencial të madh ekonomik, për çka zv-ministri kinez i Tregtisë, Chen Jian, që ndodhet për vizitë në Rusi, kërkoi forcimin e bashkëpunimit për investimet dypalëshe.

Ai i quajti ato, si mjet të rëndësishëm për marrëdhëniet ekonomike kino-ruse.

Zëvendësministri Chen Jian, theksoi rritjen e entuziazmit të kompanive kineze për të investuar në Rusi, sidomos në projektet e privatizimit. \"Ky është mjet i rëndësishëm për zgjerimin e investimeve në Rusi\", tha Chen.

Gjatë vizitës së Kryetarit të shtetit të Kinës, Hu Jintao në Rusi, u theksua se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve pritet të arrijë në 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe në 200 miliardë dollarë në vitin 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)