Kompanitë kineze investojë 260 miliardë dollar jashtë vendit
Pekin, 28 prill -Vitet e fundit, kompanitë kineze kanë shpejtuar në mënyrë të dukshme investimet në vende të tjera.
Sipas sondazhit të fundit nga Këshilli Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT), deri në fund të vitit 2010, kompanitë kineze kanë kryer investime të drejtpërdrejta, me një shumë prej 260 miliardë dollarësh amerikanë, jashtë tregut kinez.
Sipas këtij sondazhi, deri tani, sipërmarrjet kineze investuan në 177 vende të botës, duke krijuar 13 mijë kompani.
Sipas përllogaritjeve, këto investimeve kanë gjeneruar afro 60 miliardë dollarë në vit, duke u renditur në 5 vendet e para të botës.