Kompanitë italiane interesohen për tregun e Kosovës
Prishtinë, 21 mars - Zëvëndesministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur në takim, Bruno Feligini përfaqësues i Kompanisë Tempo Gest, kompani e cila ofron konsulencë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në regjionin e Marche-s në Itali.
Me këtë rast zv.ministri Koci ka falënderuar Feliginin për interesimin që po tregon në sektorin e ekonomisë, industrisë dhe teknologjisë.
Bashkëpunimi ynë në fushën e konsulencave është e mirëseardhur pasi përvojat e juaja në fushën e konsulencës mund të avancojnë qasjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë, ka thënë Koci.
Në anën tjetër, përfaqësuesi Temp Gest, Bruno Feligini ka shprehur interesim për klimën investive që ofron Kosova, me fokus të veçantë në sektorët më profitabil për tregun e Kosovës që përfshijnë industrinë, agroushqimin, ndërtimtarinë dhe infrastrukturën.
Feligini është shprehur gjithashtu i interesuar për të iniciuar projekte të informatizimit të shërbimeve të qytetarëve të komunave, projekt i cili mund të realizohet në bashkëpunimin në mes Asociacionit të Komunave italiane me ato të Kosovës.