Kompanitë gjermane zgjedhin Kinën për të investuar
Berlin, 31 mars - Për herë të parë kompanitë gjermane zgjodhën Kinën për të investuar. Lajmi që botohet nga gazeta gjermane "Berliner Zeitung", i referohet një sondazhi.
Sipas gazetës, 43% e kompanive gjermane të sonduara, me dëshirë për të investuar në vende të huaja, përzgjodhën Kinën, për të ndërtuar fabrikat e tyre apo shitjen e produkteve.
Sondazhi i zhvilluar, tregon rritjen me gjashtë pikë të pozicionit të Kinës, për kompanitë gjermane që kanë dëshirë të investojnë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kinë u bë vendi më i preferuar për investimet e kompanive gjermane, duke zëvendësuar Evropën.