20 Prill 2025

Kompanitë gjermane të interesuara për investime në Kosovë

Prishtinë, 19 nëntor - Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim njohës Ambasadorin e sapoemëruar gjerman Peter Blomeyer.

Në këtë takim njohës Ministri Hamza duke uruar për emërimin si Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer, fillimisht falënderoi shtetin gjerman për bashkëpunimin e shkëlqyer, sidomos në rrafshin politik dhe atë ekonomik.

Në këtë takim, Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin gjerman për gjendjen makroekonomike në Kosovë, ku sipas ministrit Hamza një rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit ka luajtur edhe ndihma dhe bashkëpunimi me shtetin gjerman përmes Bankës Gjermane Zhvillimore (KfW)dhe GIZ.

Ministri Hamza shfrytëzoj rastin që edhe një herë ta falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndërsa, ambasadori gjerman Peter Blomeyer duke falënderuar ministrin Hamza për mikpritjen, shprehi gatishmërinë e shtetit gjerman për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Ambasadori Blomeyer, gjithashtu shprehi gatishmërinë që bashkërisht të identifikojë fushat e reja të cilat do të zgjonin interes për investime në Kosovë nga ana e kompanive gjermane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)