14 Maj 2024

Kompanitë austriake dhe kanadeze rrisin investimet e tyre në Shqipëri

Tiranë, 7 prill - Kompanitë austriake dhe kanadeze po rrisin investimet e tyre në Shqipëri vitet e fundit, ndërsa ato greke kanë volumin më të lartë të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare, me rreth 724 milionë euro, pasuar nga Italia me 401 milionë.

Sipas stastikave të Bankës së Shqipërisë rezulton se kompanitë Austriake kanë investuar në ekonominë shqiptare 362 milionë euro.

Në listën e pesë investitorëve më të rëndësishëm përfshihen edhe Kanadaja me 280 milionë euro dhe Turqia me 279 milionë euro.

Investimet nga Kanadaja u rritën me 177 milionë euro gjatë vitit 2010 ndërsa ato austriake me 150 milionë euro.

Banka e Shqipërisë ka publikuar statistika mbi investimet e huaja sipas vendeve për periudhën 2007-2010.

Në total investimet totale të huaja deri në fund të vitit 2010 ishin 2.62 miliardë euro, me një rritje prej 406 milionë euro në krahasim me vitin 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)