23 Dhjetor 2024

Kompania sllovene “Fruktal” në shitje

Lubljanë, 19 mars - Kompania sllovene “Pivorna Lashko”, planifikon që ta shes “Fruktal”-in, bënë të ditur mediumet sllovene. “Fruktal”-i shitet për shkak të borxheve të mëdha të “Pivovarna Lashko”.

Përfaqësuesë të kompanisë sllovene kanë thënë së është planifikuar shitja e filialeve të “Fruktal”-it edhe në Maqedoni dhe në vendet tjera ku është i pranishëm ky vend.

Në Maqedoni “Fruktal” ka firmë të vetë (“Fruktal Mak SHA”) dhe pemishte prej 120 mijë metra katror në rrethinën e Shkupit.

Në Maqedoni “Fruktal” është i pranishëm nga viti 2000, kur e bleu shumicën e kompanisë “Konzeks”.

Në shitje do të jenë 93.7 për qind e aksioneve të “Fruktal”-it.

Mediumet sllovene shkruajnë se për blerjen e aksioneve interesim kanë shfaqur kompania italiane “San Benedeto” e cila ofron më pak se 40 milionë euro, ajo gjerman “Ekes granini”, austriake “Spric Rauh” dhe ajo çeke “Kofola”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)