08 Janar 2025

Kompania shqiptare eksportuesja me e madhe e bimëve mjeksore

Washington,  21 korrik - Xhevit Hysenaj është një biznesmen nga Shqipëria që merret me grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjeksore. Për kompainë e tij mbi 20 vjeçare, Shtetet e Bashkuara janë një nga tregjet kryesore të esporteve shqiptare.

Hysenaj ndodhet në Uashington për një vizitë të organizuar nga USAID-i, Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe ishte i ftuar për një bisedë në studiot e Zërit të Amerkës.

Për kompaninë e tij “Albkalustyan” mbi 20-vjeçare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga tregjet kryesore të eksporteve shqiptare.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hysenaj theksonte prodhimet shqiptare zënë 63-65% të tregut amerikan. “63-65% të tregut amerikan mbulohet me prodhime shqiptare “Made in Albania”, thotë Hysenaj.

Ai ndodhet në Uashington për një vizitë të organizuar nga USAID-i, Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

“Ndodhem këtu bashkë me tre persona, për të bërë trajtime, pasi të ftuar nga Universiteti i Misisipit. Industria e bimëve aromatike shqiptare ka hyrë tërësisht në industrializimin dhe nevojat janë për një rritje të cilësisë, për të kapur standardet botërore”, shprehet Hysenaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)