28 Dhjetor 2024

Kompania ruse e naftës futet ilegalisht në Kosovë

Prishtinë, 15 dhjetor - Tri pika të shitjes së derivateve janë hapur në veri të Kosovës nga kompania serbe “Nis Petrol”.

Për mbylljen e tyre Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, pasi që një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Qeveria e Kosovës ka kërkuar përkrahje nga Bashkim Evropian (BE) për t’i mbyllur tri pika të shitjes së derivateve në veri të Kosovës, të cilat janë pronë e kompanisë serbe “Nis Petrol” dhe kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve është nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Kompania në fjalë ka bërë gati për punë një pikë të shitjes në komunën veriore të Mitrovicës, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Por, përveç këtyre në këto komuna të banuara me serbë operojnë edhe pompa të tjera ilegale të derivateve.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri“, brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se para pak ditësh kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, së bashku me dy inspektorë nën përcjelljen e Policisë ka identifikuar tri pikat ilegale të derivateve, por zyrtarët në fjalë nuk kanë mundur t’i mbyllin ato.

“Inspektorati vetëm ka fotografuar ato pika dhe i ka njoftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë”, bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës brenda kësaj Ministrie.

Ai më tej thotë se në veri të vendit Inspektorati i MTI-së nuk ka mundur të operojë asnjëherë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)