09 Janar 2025

Kompania Geci Autokton tenton t'i shmanget taksave doganore

Prishtinë, 21 maj - Dogana e Kosovës ka berë se kompania Geci Autokton ka bërë deklarim të pasaktë të mallrave me qëllim shmangies së taksave doganore.

Dogana thekon se me datën 16maj në Merdare kjo kompani ka paraqitur për zhdoganim mallrate emërtuar si \"Qirinjë të thjeshë\" përmes Dokumentit Unik Doganor  R9433 me peshë prej 21459 kg dhe me vlerë 7402 eurove.

\"Derisa gjatë kontrollimit të mallrave nga oficerët doganor është vërejtur se në të vërtet bëhet fjalë për produkte të gatshme ku pjesa më e madhe e mallrave ishin qirinj aromatik dhe dekorativ dhe me vlerë reale prej 18,083 euro.\"

\"Pra kompania ka bërë deklarim të pasaktë të mallrave me qëllim shmangies së taksave doganore me vlerë prej 4990 euro\', thekson dogana.

Duke u bazuar në këtë fakt kompania ka kryer kundërvajtje nga neni 276 pika k) e kodit të Doganës dhe që si pasojë kjo kompani është gjobitur 5300 euro gjobë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)